Saturday , May 8 2021

Luçiano Boçi thyen herësin mes demokratëve dhe siguron vendin në parlament, ka dy fjalë për të gjithë ata që…

Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në qarkun e Elbasanit. Mandatet në këtë qark u ndanë mes PS dhe PD dhe nga këto dy kampe listat i kryesojnë Taulant Balla nga PS dhe Luçiano Boçi nga PD. Ky I fundit ka reaguar me anë të një postimi në facebook ku falenderon mbështetësit e ti që I siguruan mandatin e deputetit në këtë 4 vjecar.

Postimi i plote;

Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhùna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lùfta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!

Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon…