Wednesday , October 20 2021

Mori vetëm 517 vota ne Elbasan, ja çfarë thotë Rudina Hajdari e Nisma Thurje

Kandidatja për deputete e “Nismës Thurje” në Elbasan, Rudina Hajdari premton se do të qëndrojë pranë qytetarëve këto 4 vite edhe përse nuk arriti të fitonte një mandat. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ajo shkruan se do të mundohet të flas më qartë e të shpjegojë më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga ĸrimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Rudina shprehet se ajo që lexon nga këto zgjedhje parlamentare është se politikanët e lidhur me ĸrimin kanë triumfuar dhe se personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e ĸrimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët

“Ne humbëm një betejë por jo lùftën. Lùftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.”, shkruan ajo në fund të postimit.

“Nisma Thurje” në Qarkun e Elbasanit ka arritur të sigurojë vetëm 1.1% të votave.

Ndërkohë kandidatja Rudina Hajdari mori vetëm 517 vota.