Saturday , May 8 2021

Nuk besohet. Emigracioni i shqiptarëve arrin kulmin: Ja sa shqiptarë kanë braktisur vendin vitet e fundit

Gjysmë milioni njerëz janë larguar nga Shqipëria në nëntë vitet e fundit, një shifër rekord për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas një raporti të fundit mbi migracionin në Ballkanin Perëndimor, përpiluar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, nga viti 2010 deri në vitin 2019, rreth 499 mijë njerëz migruan nga Shqipëria.

Ekspertët morën të dhëna nga Eurostat për vendet e BE-së si dhe për vendet e treta. Numri i emigrantëve nga Shqipëria u llogarit përmes lejeve të qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende. Vlen të theksohet se Shqipëria rezultoi në numrin më të lartë të migrantëve krahasuar me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë Veriore dhe Kosovën.

 Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera në rajon, ka migrim të të gjitha moshave, por është shumë më intensiv midis grupeve të reja./joq