Thursday , May 13 2021

Së shpejti drejt altarit? Luana dhe Krenari gati të zyrtarizojnë marrëdhënien. Ja data

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.

Luana dhe Krenari janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi dëshmitarë të lidhjes së tyre, që duket se më në fund do të kurorëzohet me martesë. Sipas “Balkanweb”, ata janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe përgatitjet për dasmën kanë nisur.Ceremonia e tyre që mendohet të jetë shumë private, do të mbahet në muajin shtator, ndaj 30-vjetori do ta gjejë me një status të ndryshuar moderatoren.