Saturday , May 8 2021

Brataj ndan pamjet e veçanta me familjen dhe ka një dedikim të ndjerë për nënën

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka uruar të ëmën në 86-vjetorin e lindjes. Teksa ka publikuar disa foto të saj Brataj ka bërë edhe një dedikim prekës. Ai thotë se çdo thinjë dhe rrudhë e saj është dëshmi e vështirësive që ajo ka kaluar në jetë.

“Çdo thinjë, çdo rrudhë e jotja është dëshmi e vështirësive të jetës që ke kaluar. Një jetë e vështirë, një jetë me sakrifica për të rritur pesë fëmijë, aty në Kaninën tonë.

Jeta na shpërndau në të gjitha skajet e botës, por ne gjithmonë gjendemi në ditën e lindjes tënde. Të të kemi kështu gjithmonë në pafundësi e shtrenjta Nënë. 86 vite janë shumë pak për ty, asnjëherë nuk do të mjaftojnë”, shkruan Brataj.