Thursday , May 13 2021

“Divorci i shekullit”/ Si do ndahet pasuria e çmendur prej 130 miliardë dollarë e Bill Gates

Pas 27 vitesh martesë, Bill dhe Melinda Gates i kanë dhënë papritur fund martesës së tyre. Çifti i famshëm e kanë mbajtur jetën private larg vëmendjes mediatike, ndërsa ishte Gates ai që njoftoi dhënien fund të romancës me partneren e tij.

“Pasi u menduam gjatë ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë.  Ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re,” shkroi dyshja në Twitter.

Interesant është fakti se, edhe pse duhet të ndajnë një pasuri gjigante prej 130 miliardë dollarësh, çifti nuk ka një marrëveshje paramartesore. Ata kanë vetëm një marrëveshje ndarjeje. Kjo do të thotë se pasuritë do të ndahen pas divorcit.

Për ndarjen e pasurisë ata mund të arrijnë një marrëveshje bashkë, ose gjithçka pastaj do të ndahet në gjykatë. Bill dhe Melinda Gates, konsideroheshin si çifti më i pasur në botë, pas ndarjes së Jeff Bezos nga e shoqja.

Çifti ka fonacionin më të madh të bamirësisë në botë, ku Bill Gates ka kontribuar me të paktën 50 miliardë dollarë. Ata kanë tre fëmijë, Jennifer, Rory dhe Phoebe, përkatësisht 25, 21 dhe 18 vjeç.