Wednesday , May 12 2021

Ndahet nga jeta në moshë të re shefi i komisariatit (Foto)

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme shefi i komisariatit të Lushnjes, Adrian Matani. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Metanit në moshën 45 vjeçare e kanë bërë me dije miqtë dhe kolegët  e tij me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Dyshohet se shefi i komisariatit ka humbur jetën nga infarkti në zemër ndërsa ndodhej në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, 45-vjeçari ka humbur jetën.

Metani ishte prej vitesh pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte emëruar shef i komisariatit të Lushnjes.