Saturday , May 8 2021

Pas kaq shumë vitesh, Soni Malaj flet më në fund për marrëdhënien me Flor Mumajesin: Jemi prapë …

 “Versioni im” quhet kënga që Soni Malaj konkurron në “Kënga Magjike”. Për “Abc e Pasdites”, Soni ka folur për bashkëpunimin me Flor Mumajesin, të cilët në fakt ata ‘rikthehen’ pas 10 vitesh. Ajo tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesionale të Florit në këtë moment të vështirë të jetës së tij, pasi ka humbur një njeri të rëndësishëm. Ndër të tjera theksoi se gjatë kësaj kohe kanë qenë miq pavarësisht se nuk e kanë bërë publike.

Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur.