Friday , June 18 2021

E papritur/ I dinim të ndarë, Pirro Çako bëhet sërish baba! Ja emri që ka zgjedhur për…

Një lajm i ëmbël ka ardhur ditën e sotme nga jeta private e kantautorit shumë të njohur shqiptar, Pirro Çako. Ai është bërë baba për herë të dytë pasi para pak javësh partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin prindërit e kanë pagëzuar me emrin Amadeus, bën të ditur “Bordo”.

Me siguri ky lajm do të surprizojë jo pak njerëz pasi kantautori gjatë gjithë kohës përpiqet që jetën e tij private ta mbajnë larg syrit të publikut. Amadeus do të jetë vëllai i vogël i Anthony-t, djalit që Pirro Çako ka nga martesa me soprano Inva Mula.