Wednesday , May 12 2021

Habit Blendi Fevziu: 17 deputetë i kanë CV false

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ Blendi Fevziu është shprehur se disa deputetë i kanë CV false. Fevziu tha se ata kanë shkruar se kanë qënë në disa shkolla që nuk i kanë frekuentuar kurrë.

“Të bëjnë një hetim për ato CV të atyre se i kanë false. Këtë të Ilir Metës e kam bërë unë, është verifikuar. I kanë false. 17 deputetë i kanë false, false komplet, nuk kanë qenë kurrë në ato shkolla që kanë shkruar në CV. Kam bërë dhe një emision për këtë gjë. Janë fantastike” u shpreh ai.