Wednesday , May 12 2021

Mos bëni dush më shumë se 20 minuta, ja pasojat që mund të keni

Ndoshta nuk e keni ditur, por nuk duhet të qëndroni shumë gjatë në dush. Kjo, sepse mund të ketë efekte negative në organizmin tuaj. Sipas asaj që thonë dermatologët, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta, përndryshe lëkura do të thahet shumë. Askush nuk e do këtë për lëkurën e tij, apo jo?

Përveç kësaj, vajrat natyrale të prodhuara nga gjëndrat dhjamore e mbajnë lëkurën e hidratuar, kështu që bërja e një dushi të gjatë mund ta heqë këtë “mburojë” të dobishme.