Tuesday , June 22 2021

Elbasan/ Motori përplas të moshuarën. E plagosura e shtrirë në asfalt, familjarët në britma e ulërima

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan, ku një motor ka përplasur një të moshuar në rrugë. Operatori Roland Karameta sjell pamje të rënda në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet e moshuara e shtrirë në tokë, ndërsa të familjarët e saj i afrohen me britma e ulërima.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ndërsa e moshuara mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në video shihet momenti kur e plagosura merret me ambulancë dhe niset drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.