Friday , June 18 2021

Makina e policisë kufitare aksidenton të moshuarin, shoqërohet në Komisariat polici

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zvirinë, Maliq. Mësohet se mjeti i policisë kufitare ka përplasur 78 vjeçarin, Dylber Dervishi, i cili është dërguar në spital dhe gjendja paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Polici u shoqërua në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme.