Friday , June 18 2021

“Olsa më ka penguar…”. Melisa bën deklaratën e fortë për autoren e Për’Puthen si dhe rrëfen lidhjen e fshehtë me Andin

Andi dhe Melisa deklaruan së fundmi dashurinë e tyre. Mirëpo Melisa ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Roped with Olsi”, në të cilin ka rrëfyer gjithë detajet nga lidhja e fshehtë me Andin dhe marrëdhënien me konkurrentët e tjerë të programit apo autoren, Olsa Muhametin.

Unë kam kërkuar takime me Andin, një ma lejuan shyqyr Zotit. Një tjetër më thanë pse do ndërhysh ti mes pëlqimeve të të tjerëve edhe thashë ok. Ekzistonte një pëlqim aty me çfarë thuhej aty brenda dhe nuk duhej të ndërhyja unë dhe nuk ma lejuan.

Nga ana tjetër, ish-konkurrentja e Për’Puthen ka edhe dy fjalë për autoren e programit Për’Puthen, Olsa Muhameti.

Jam ndarë shumë mirë në fund me Olsën, por ndodhën disa gjëra fiks pas fundit tim sa le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje. Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt se nuk i dihet kurrë dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime.