Friday , June 18 2021

E papritur nga publiku! Ardit Gjebrea zgjedh këngëtaren e njohur shqiptare si prezantuese në “Kënga Magjike”

Për një periudhë disajavore gjatë muajit shkurt, Ardit Gjebrea mungoi në emisionin “E diela shqiptare”. Shkak u bë infektimi me Covid-19 dhe ai u detyrua që programin e tij shumë të dashur t’ja besonte disa figurave shumë të njohura si Marsela Çibukaj, Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj. Secili prej tyre prezantoi nga një rubrikë, por ajo që e surprizoi më tepër publikun ishte Marsela, duke qenë se Enkeli dhe Gentiani kanë eksperienca në moderim.

Këngëtarja e kaloi me sukses provën dhe publiku i kërkoi që të jetë më shpesh prezente në ekran. Ndonëse Arditi ishte i sëmurë, ai e ndoqi me detaje programin nga shtëpia dhe nuk harroi të falenderonte Marselën për drejtimin e emocionet që i përcolli gjatë moderimit përmes ekranit.

Por ai nuk e ka lënë me kaq, sepse Marselën ka vendosur ta shpërblejë me një surprizë akoma më të madhe. Si drejtues i festivalit më të madh në vend, “Kënga Magjke”, Gjebrea ka zgjedhur që Marsela që ta ketë si bashkëprezantuese në netët finale.

Arditi ka publikuar në Instagram një foto me Marselën dhe përkrah ka shkruar:

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibulaj mbi të gjitha – artiste!”.

Marsela nga ana e saj është shprehur shumë e emocionuar që për herë të parë do të ngjitet në skenën e “Kënga Magjike” si prezantuese.