Friday , June 18 2021

A do e pranonte një post nga kryeministri Rama? E thotë hapur Halim Kosova

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova ka rrëfyer për News24  disa detaje nga një bisedë që ka zhvilluar me kryedemokratin Lulzim Basha. Jo vetëm kaq por Kosova ka treguar haptazi edhe nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se;

Kur zoti Basha më ka thënë do të jesh sekretar i grupit parlamentar, përgjigja ime ka qenë kjo, s’dua post në PD, dua të jem anëtar i thjeshtë vetëm të kem mundësi që ato që kam të bëhen realitet. Unë s’kam shkuar në PD me idenë që të bëj këtë. Rama më tha e ke derën hap për idetë që ke. Këtë kam kërkuar edhe nga Basha. Sistemi shëndetësor nuk njeh parti, e nuk duhet të njohë. Këtë kohë që i thoja seksioneve të PD më gjeni njerëz në nevojë që t’i ndihmoj, i thoja mos shihni PD, PS, vetëm t’i ndihmoj. Edhe sistemi shëndetësor do konsensus të përgjithshëm politik që të ndërtohet afatgjatë, minimumi 10 vite.