Tuesday , June 22 2021

E rëndë në Tiranë! Ja çfarë i ndodh foshnjes 18 muajshe. Babai denoncon pronaren e çerdhes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në Tiranë, ku një foshnjë ka thyer këmbën. Ngjarja ka ndodhur brenda në çerdhe dhe lidhur me këtë babai ka bërë denoncim. Policia njofton se dje i janë referuar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë materialet për shtetasen me inicialet V. H., 46 vjeçe, pronarja e kësaj çerdheje, pas denoncimit të bërë nga shtetasi me inicialet O. J.

Ky i fundit ka kallëzuar se gjatë qëndrimit në çerdhe të fëmijës së tij 18 muajsh, ai ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.