Sunday , June 13 2021

Familja e tij u shua për shkak të helmimit, deklarata shokuese e djalit të mbijetuar.

Ka folur për mediat, djali i familjes Haliti nga Gjilani, tre anëtarë të së cilës humbën jetën tek Gjiri i Lalzit, pasi konsumuan kërpudha. Djali ka ngritur dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen. Ai thotë se i ati, e ëma dhe gjyshja e tij shkuan me simptoma të rënda në qendrën shëndetësore të Manzës dhe se atje iu bë vetëm një serum dhe më pas u dërguan në shtëpi. Sipas tij kjo është një neglizhencë e pafalshme e mjekëve.

Deklarata e djalit:

Ajo është shtëpia jonë, babai është dhe me dokumenta, shtetas i Shqipërisë. Janë infektuar prej disa ushqimeve që kanë ngrënë aty. Ajo që është e papërballueshme për familjen tonë është mostrajtimi i duhur në qendrën shëndetësore në Manëz. Kthimi në shtëpi i tre pacientëve me të njëjtat simptoma në atë gjendje pa kryer analiza është jo i duhur për një mjek që i thotë vetes mjek.

Në spital i kanë kryer një infuzion dhe i kanë kthyer në shtëpi vetëm me barna. Çdo njeri që me kish pa gjendjen kish mund me konstatu që nuk kanë qenë në rregull. Sikur të ishte vetëm 1 mund të thoshte ka ec, por jo kur shfaqen tre persona në atë gjendje me ato simptoma. Policia ka fillu ndjekjen dhe mjekësia ligjore ka me thënë fjalën e vetë.

Procedurat janë kry pasi nuk mundet me dal ĸufoma kur konsiderohet vďekja e dyshimtë. Problemi që më shqetëson më së shumti është se ne kemi pas edhe një qen aty dhe pse ka ngordh qeni. Ushqimet që hamë ne nuk i ha qeni, qeni ka pasur ushqimet e veta kokrra dhe kjo është shumë e dyshimtë. Babai ka dal shpesh dhe nuk është se nuk i njeh këto gjera. Mami i ka njoh gjithashtu shumë mirë kërpudhat se është rrit në fshat.