Sunday , June 13 2021

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përplaset me mbrojtësen e rrugës/ Dalin detajet e para

Në aksin Elbasan-Peqin është regjistruar një Aksident natën vonë, ku një mjet “security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.