Friday , June 18 2021

Makina përplas kalimtarin në Elbasan, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”. Paraprakisht dyshohet se një makinë, në tentativë për të evituar përplasjen me një automjet tjetër, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Për pasojë, makina ka aksidentuar një kalimtar, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri është transportuar për në spital.