Friday , June 18 2021

Mevlani i tronditur në studio flet për fundin e lidhjes: Nuk e prisja kështu, nëse ka diçka le ta thotë publikisht

Ditën e djeshme Ledjana bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”.  Ajo u shpreh se vendimi i saj për largimin nga “Për’puthen” nuk ka lidhje fare me Mevlanin.“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akùzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka , kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkroi Ledjana në një postim.

Ndërkohë sot në emision u diskutua në lidhje me këtë largim të Ledjanës. Bora Zemani tha se Ledjana u ka kërkuar që të mos jetë më e pranishme në emision, për të reflektuar me veten. Në lidhje me këtë situatë foli edhe Mevlani, i cili u shpreh shumë i zhgënjyer nga veprimet e Ledjanës. Madje ai ngriti dyshimet se Ledjana mund të ketë diçka që nuk dëshiron ta tregojë dhe kërkoi sinqeritet prej saj.

“Nuk e di, pse ajo s’duhet të vijë e të lejë të vetmuar sot në studio. Nëse ka diçka le ta thotë publikisht, nuk mbaj njeri me zor nëse nuk më do, është shumë e thjeshtë. Nëse ato ndjenja nuk janë të sinqerta le të vijë ta thotë. Në momentin që ke ardhur në një emision dashurie ka puthje ka përqafime dhe do ndikohemi nga prindërit që e kanë pranuar që do të vijmë në këtë emision. Nuk besoj që ka lidhje me familjen se ajo ka pozuar foto me bikini në vaskë. Nëse do të kishte sinqeritet nuk do të kishim ardhur në këtë pikë.”, tha Mevlani.