Tuesday , June 22 2021

Sa mirë ja ka bërë/ “Kam frikë me hap dhe frigoriferin se del ti”, Bora Zemani nuk ia kursen përgjigjen

Kohët e fundit, Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga ana profesionale, por edhe për atë private. Pavarësisht angazhimeve, moderatorja është aktive në rrjete sociale, ku poston foto e video për ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ndau një imazh të realizuar nga makina e saj, teksa shfaqej e veshur me një kostum sportiv dhe me make up që i theksonte tiparet. Por, mes shumë komenteve, asaj i ka rënë në sy njëri, në të cilin ndjekësja i shkruante: “Po ik mi se ke frikë të hapësh dhe frigoriferin se del ti”.

Me shumë qetësi, Bora ia ktheu: “Një ‘unfollow’ larg je dhe shpëton”. Pak kohë më parë u mësua se moderatorja dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe nga ajo virtuale.

Xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes.

Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer shpejt te njëri-tjetri. /Panorama plus