Tuesday , June 22 2021

U largua përfundimisht nga Për’Puthen, Mevlani ‘i jep mesazhin e koduar’ Ledjanës

Konkurrentja e Për’Puthen, Ledjana pas diskutimeve në puntatën e së premtes me produksionin dhe me Mevlanin, ka marrë vendimin për t’u larguar nga emisioni. Lajmin e ka njoftuar vetë Ledjana në rrjetin social Instagram dhe më pas ka mbyllur dhe adresën personale. Por pas vendimit të saj ka ardhur dhe reagimi i Mevlanit. Ky i fundit ka publikuar një foto të tijën në studio teksa shkruan:

“Kurrë mos i humb shpresat.”

Kujtojmë se në puntatën e së premtes, Lediana u kap me produksionin dhe Mevlanin, pasi veprimet e saj kundrejt marrëdhënies me këtë të fundit, ishin të dyshimta.

U duk në fund sikur gjërat ishin qetësuar, por në fakt jo. Lediana është larguar.