Sunday , June 13 2021

Aksident i rëndë në Elbasan, motori përplaset me një makinë. Plagoset drejtuesi

Elbasani nuk gjen qetësi sot. Pas ngjarjes në lagjen Skenderbej, mësohet se ka ndodhur një aksident i rëndë mbrëmjen e sotme ku ka mbetur një i plagosur rëndë. Sikurse njoftohet, një motor është përplasur me një mjet tip Ford.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.