Tuesday , June 22 2021

Albano Bogdo rrëfen propozimin e çuditshëm për martesë, fill pasi harroi ditën e rëndësishme të së dashurës

Aktori i humorit,  Albano Bogdo është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.Së fundmi, në një rrëfim ndryshe për emisionin “Piter Pan”, ai ka treguar historinë e veçantë si i ka propozuar partneres së tij.Bogdo ka thënë se momenti i propozimit ishte ditëlindja e saj, një ditë të cilën ai qëllimisht luajti rolin sikur e kishte harruar, sepse kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të ardhmen e dyshes.

 “Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen. Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?” “Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”, tregoi Albano.