Tuesday , June 22 2021

Çifti më i ri në showbizin shqiptar: Graciano nis bashkëjetesën me moderatoren e njohur (Foto)

Balerini i njohur Graciano Tagani është në një lidhje dashurie dhe ka nisur bashkëjetesën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai gjatë një interviste për emisionin “Why not”. Ai është shprehur se dashuria për partneren e ka plotësuar shpirtërisht, mirëpo ka preferuar të mos ia zbulojë emrin.

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, ka treguar Graciano.

Mirëpo, burime për “Panorama” kanë zbuluar se e dashura e tij është moderatorja bukuroshe Argjira Spanca. Dyshja janë prej muash pjesë e emisionit “E diell” dhe me siguri historia e tyre ka nisur pikërisht aty./abcnews.al