Tuesday , June 22 2021

Humb jetën i riu shqiptar në Itali, 22-vjeçari u përplas me kamionin (Emri/Foto)

Një 22-vjeçar ka humbur jetën trag jikisht në Itali, pasi është aks identuar me mjetin e tij në rrugën Cassino-Formi. Aksidenti fatal për të riun Alesio Veseli ndodhi mëngjesin e djeshem, teksa ai po ngiste mjetin e tij “Alfa Romeo” dhe u përplas me një kamion. Si rezultat i përplasjes së fortë, 22-vjeçari Veseli humbi jetën në vend.

Ndërsa në vendngjarje shkuan menjëhere zjarrfikësja dhe ambulanca, por i riu kishte ndërruar jetë. Karabinierët po hetojnë shkaqet e aksidentit, i cili rezultoi fatal për të riun shqiptar.