Sunday , June 13 2021

Kur do hiqen maskat? Eugena Tomini zbulon ç’pritet të ndodhë ne vijim

  Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini  ka deklaruar se heqja e maskës po analizohet në dy kategori, në ambientet e mbyllura dhe ato të hapura por kjo sipas saj kërkon një sërë indikatorësh. “Heqja e maskës po analizohet në dy kategori, në ambientet e mbyllura dhe të jashtme. Por kjo kërkon një sërë indikatorësh. Përveç të dhënave klinike, infektimet apo të shtruarit në spitale, edhe imunizimi i popullsisë do të ndikojë, por që do të ketë sërish kritere. Do të shohim në varësi të imunizimit nga vaksina dhe nga vetë infektimet”, shpjegon Tomini në “Breaking”, në Top News.

Sipas saj, “popullata e ka përkrahur tashmë distancimin, maskat i mbajnë në ambientet e brendshme, pavarësisht se janë shpërqëndruar pas vaksinimit”. Ky ndërgjegjësim i popullsisë, shton shefja e Epidemiologjisë, tregon se Shqipëria është drejt kalimit në vijën e gjelbër.