Friday , June 18 2021

Shkurtohet ora policore dhe hiqen maskat në ambientet e jashtme? Ja çfarë thotë Brataj

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj, thotë se nisur nga situata e pandemisë në Shqipëri, në vend do të ketë lehtësim masash. Në një intervistë për Tv Klan, Brataj thotë se indikatorët e pandemisë janë pozitivë, por nuk flitet për heqje totale të masave, vetëm lehtësim të tyre.

“Kuptohet që situata është shume e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim, jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore, por heqje totale te kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”.

Shqetësim për ekspertët janë grumbullimet dhe mosruajtja e distancës, siç u vu re në festimet e Fitër Bajramit. “Nuk mjaftoi gjithë ajo fushatë elektorale por dje ishte më keq se të gjithë ditët për grumbullimet jo vetëm në tiranë por në të gjithë qytet dhe do reflektohet pas 2-3 javësh”.

Rezultat i grumbullimeve në fushatë, ekspertët thonë se pritet të reflektohet në dy javët e fundit të majit. Prej më shumë se 1 muaj e gjysmë numri i infektimeve dhe shtrimeve në spital ka pësuar ulje drastike.