Sunday , June 13 2021

Trágjedi në vend/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbin jetën babë e bijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kolonjë të Lushnjës, ku paraprakisht raportohet se dy persona kanë humbur jetën. Burime për bëjnë të ditur se personat qw kanw humbur jetwn dyshohet se janë babë e bijë. Nga të dhënat e para mësohet se makina me të cilën po udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin duke dale nga rruga dhe më pas ka përfunduar në kanalin me ujë, duke e bërë thuajse të pamundur daljen e tyre nga mjeti.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.