Sunday , June 13 2021

Kur fillon vera e vërtetë? Meteorologia na zbulon datën e saktë

Meterologia Adiola Bani deklaroi se ditën e nesërme, do të ketë kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa në mesditë do të ketë reshje shiu. Bami tha se vera e vërtetë do të nisë nga e shtuna e ardhshme, kur do të ketë një rritje të mëtejshme të temperaturave.

“Mbrëmja sjell largimin e reshjeve, edhe e diela do të jetë me kthjellime, që në mesditë do të sjellin shi të izoluar. E hëna dhe e marta mbeten me mot të qëndrueshëm, e mërkura sjell sërish reshje, por më të pakta në krahasim me te shtunen.

E diela na sjell rritje të temperaturave deri në 25 gradë, e hëna dhe e marta sjellins sërish rritje. Pas datës 22 Maj pritet që të ketë një rritje të mëtejshme të temperaturës”, u shpreh Bani në Fax News.