Friday , June 18 2021

Vjen lajmi i mire nga fqinjët, Greqia merr një tjetër vendim për udhëtarët shqiptarë

Greqia ka lehtësuar tashmë masat anticovid pas kaq shumë kohësh. Kështu është hequr detyrimi i lëvizjes me dërgim sms-je te numri 13033, lejohet qarkullimi i qytetarëve nga rrethi në rreth, ndërsa ndalimi i qarkullimit do të fillojë një orë më vonë, në 00:30.

Njoftim:

Lejohen lëvizjet nga një periferi në tjetrën. Kujtojmë se për lëvizjet me avion apo traget nga dhe drejt ishujve, me përjashtim të Lefkadës, Evias dhe Salaminës është i detyrueshëm podesimi:

Ose i certifikatës së vaksinimit, 14 ditë pas dozës së dytë,

Ose test negativ PCR i 72 orëve të fundit

Ose rapid test i 24 orëve të fundit

Ose self test i 24 orëve të fundit,

Ose vërtetim mjekesor që të ketë vlerë nga 2 deri në 9 muaj pas kalimit të sëmundjes.

Kontrolli do të kryhet nga kompanitë ajrore dhe detare dhe detyrimin e kanë gjithë udhëtarët, vendas dhe të huaj nga 5 vjeç e lart

Paralelisht ka një rekomandim të fuqishëm për kryerjen e testit diagnostik për lëvizjet me makinë nga një periferi në tjetrën në gjithë territorin për gjithë qytetarët.

Sa i përket hyrjes në vend nga jashtë shtetit, nga sot gjithë udhëtarët për në Greqi, plotësojnë formularin elektronik PLF deri dhe një ditë para udhëtimit dhe paraqesin ose certifikatë vaksinimi, 14 ditë pas finalizimit, ose test negativ PCR 72 orë përpara, që të jetë kryer nga laboratorët e referencës të vendit të origjinës, ose vërtetim mjekësor që të ketë vlerë nga 2 deri në 9 muaj nga data e konfirmimit të sëmundjes

Detyrimin për certifikimin e vaksinimit apo testit negativ PCR apo vërtetim sëmundjeje e kanë edhe të miturit e moshës 5 vjeç e lart.

Kompanitë ajrore dhe detare, si dhe kompanitë e transportit rrugor dhe hekurudhor, janë të detyruara të kontrollojnë pasagjerët para hipjes në mjetin e transportit.

Në të njëjtën kohë, udhëtarët i nënshtrohen kontrollit diagnostik gjatë hyrjes në vend, në bazë të një algoritmi shëndetësor, i cili klasifikon profilin e vizitorëve me qëllim që të garantohet shpërndarja më e mirë e testeve të riskut bazik.

Sa më sipër zbatohen për të ardhurit përmes gjithë aeroporteve ndërkombëtare, porteve të Patras, Igumenicës dhe të Korfuzit dhe pikave të kalimit kufitar Promahona dhe Ormenio në bazë 24 orëshe dhe të Evzones nga ora 07 deri 23,00.

Për pikat e tjera kufitare tokësore janë në fuqi këto masa dhe kushte:

Qytetarë grekë, përfshirë bashkëshortët apo personat me të cilat kanë lidhur kontratë bashkëjetese, si dhe të fëmijëve të mitur të tyre, posedues të lejes së qëndrimit, posedues të kartës së homogjenit, persona që kanë banesën kryesore në Greqi, si dhe persona që vijnë në Greqi për lëvizje absolutisht esenciale profesionale dhe shëndetësore që dëshmohen me dokumentet e nevojshme, mund të hyjnë në Greqi edhe nga pika kufitare e Kakavijës nga ora 7 e mëngjesit deri 7 të mbrëmjes dhe Kipon nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të natës.

Limiti maksimal i lejueshëm nga pika kufitare e Kakavijës është 400 persona në ditë, pa u llogaritur drejtuesit e kamionëve.

Gjithashtu, nga sot ndalojnë mesazhet në 13033 për lëvizjet dhe në 13032, përderisa hiqet click aëay dhe click inside për tregtinë me pakicë.

Gjithashtu nga sot ndalimi i qarkullimit fillon gjysmë ore pas mesnate.

Gjatë ndalimit të qarkullimit, domethënë nga 00:30 deri në 05:00, lëvizja lejohet ekskluzivisht për arsye pune, shëndeti dhe për të nxjerrë jashtë kafshën shtëpiake.

Lëvizja për arsye pune bëhet me të njëjtat dokumenta që bëhej deri më sot, ndërsa për dy rastet e tjera qytetari duhet të ketë me vete vërtetime qarkullimi që të përmbajnë emër mbiemrin, vendin e banimit dhe destinacionin, ai dhe arsyen konkrete të lëvizjes (vërtetim i tipit B).