Sunday , June 13 2021

Aksident i rëndë në orët e vona, i riu humb jetën në mënyrë tragjike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Policia ka bërë me dije se në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.