Tuesday , June 22 2021

Incident i rëndë në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër, plagoset aktori i njohur

Një incident i rëndë dhe i pazakontë ka ndodhur në Shkodër në zonën muzeale ku teksa aktorët kanë qenë duke luajtur një shfaqje teatrore, suvaja iu ka rënë në kokë duke plagosur aktorin Nikolin Ferketa. Drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka bën thirrje që institucionet shtetërore të ndërhyjnë urgjentisht për të rikonstruktuar këto ambiente të cilat përbëjnë rrezik për jetën e aktorëve, por edhe të spektatorëve.

“Institucionet të ndërhyjnë, ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, shprehet e revoltuar Rita Gjeka.

Gjithashtu thirrje për marrjen urgjente të masave vijen edhe nga aktori i dëmtuat Nikolin Ferketa.