Friday , June 18 2021

Janë apo nuk janë real/ Andi tregon në çfarë hapi është lidhja me Melisën: Po mendojmë për…

Melisa dhe Andi janë bashkë, por ka ende njerëz që nuk besojnë tek lidhja e tyre. Por të ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, Andi dha një lajm të bukur duke treguar se ata jo vetëm janë bashkë, por lidhja e tyre është aq serioze sa kanë nisur të mendojnë emrat për fëmijët e tyre.

 “Jemi aq realë sa po mendojmë emrin e çunit. Melisa po mendon emrin e gocës”, tha Andi.

Ndërkohë Tea këshilloi Andin dhe Melisën që të shijojnë marrëdhënien e tyre e mos të mendojnë fare se çfarë mund të thonë njerëzit e tjerë.

“Ta nisin mbarë mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë edhe fundja fundit ata duhet të shijojnë njëri-tjetrin e të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë e t’i mbushin mendjen botës që ne jemi real apo s’jemi real. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën”, u shpreh Tea.