Tuesday , June 22 2021

“E turpshme…”. Blendi Fevziu i kthehet keq kritikut të Bashës: Kam një problem…

Një debat dhe disa deklarata nga Lisandër Hoxha kanë ‘nxehur’ keq së fundmi Blendi Fevziun. Pas aķuzave se të rinjtë nuk ishin promovuar sa duhet, në emisionin “Opinion” plasi debati. Fevziu ia ktheu Hoxhës, duke ia vënë fajin të rinjve se nuk pranonin të dilnin pa i udhëzuar ‘partia’.

DEBATI NË STUDIO:

Lisandër Hoxha: Deklarata për shtyp i japin vetëm 4 njerëz. Nuk promovojnë njerëz.

Fevziu: Kam një problem. E dëgjoj shumë, por shumica e njerëzve që thonë nuk na nxjerrin në televizion kur shkon i kërkon që të vijnë, thonë po fol pak me të partisë. Kam Markun aty që gjithë jetën, ka ardhur kur e kemi ftuar. Është në karrige sa herë kemi pasur nevojë ne 99% e të tjerëve, thonë se duhet të marrë leje. Me partitë personat flasin vetë, unë nuk jam lidhësi gojor. Është problemi juaj.

Lisandër Hoxha: Parti në opozitë që nuk promovon njerëz e kupton apo jo? 4 veta lexojnë deklarata për shtyp. E turpshme!

Fevziu: Kam një problem në PS, në drejtimin që Rama e ka të centralizuar, prapë duket sikur ka ca personalitete që mund të jetë zëvëndësues. Si shpjegohet që nuk ka? Edhe Veliaj po të jetë, nuk është gjë e vogël. Sali Berisha, lider absolut. Kishte Spartak Ngjelën, Arben Imamin, Gramoz Pashkon, etj. Edhe tek Berisha nuk mund të bëhej garë. Po kishte personalitete Berisha.