Friday , June 18 2021

Ermal Mamaqi zbulon vështirësitë që ka kaluar në fillimet e karrierës së tij, tregon si regjisorët i mbyllën derën…

Ermal Mamaqi kohët e fundit  është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqendruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”. Ndërkohë, është në përgatitje të filmit të tretë komendi dhe një seriali me 10 dhe 12 episode. Së fundmi, për emisionin “Nin”, ai zbuloi se në filmin e tretë do të jetë protagonist si aktor. Duke folur për karrierën e tij dhe vështirësitë që ka ndeshur, Ermali tregoi se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e ftuan.

“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse neqoftëse do të më kishin marrë s’do e kisha provuar kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.