Friday , June 18 2021

Flakë i kuq dhe i ngushtë pas trupit, fustani i Anxhela Peristerit nxit komente dhe tërheq vëmendjen e mediave turke (Foto)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e mediave turke me paraqitjen e saj në tapetin, ku parakaluan pjesëmarrësit e festivalit. Këngëtarja është shfaqur me një fustan të ngushtë, të punuar nga Valdrin Sahiti dhe është shprehur se është ndierë si një mbretëreshë. Gjithashtu, ngjyra e kuqe e zgjedhur nga Anxhela ka spikatur, duke e bërë bukuroshen të duket edhe më seksi.

Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovisionit me 20 Maj, ku do të interpretojë hitin “Karma”. Deri më tani, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, duke shumë klikime dhe komente.