Friday , June 18 2021

“Isha si kalimtar i rastit, civili erdhi dhe më tha…”. Artan Hoxha tregon ngjarjen që i ndodhi në Kosovë

Gazetari Artan Hoxha  ka treguar në ABC news një episod që i kishte ndodhur ditën e djeshme lidhur me aksionin për kapjen e sasisë rekord të dr0gës. Hoxha tregoi se fillimisht e kanë shoqëruar si kalimtar të rastit dhe më pas e kanë nxjerrë jashtë nga magazina në momentin kur e kanë njohur.

“Besoj se unë ndryshe nga kolegët e atje që merrnin një lloj leje unë isha si kalimtar i rastit. Isha në trotuar në anë të rrugës në hyrje të Lipjanit. Aty ka të parkuar kamionë që bëjnë transport dhe magazinim frigoferik. Makinën e larguam pak në distancë dhe ai momenti i parë i befasisë nxirr aparatin dhe KÇK, fillo filmo.

Dhe në atë moment një nga ato forca speciale civil erdhi dhe më tha kush je ti. I dhashë kartën e identitetit. Ke kartë gazetari. Jo i thashë se jam si qytetar jam rastësisht këtu, ishte shumë interesante nga brenda. Pashë persona që ishin aṙéstuar aty.

Nuk i njihja, nga kontaktet me eprorët e vet ata më njohën. Ishin oficerët tanë të anti-dr0gës dhe thanë nxirreni jashtë çfarë e keni futur brenda. Në ato momente ishin duke fiksuar provat në vendin e ngjarjes. Nuk mund t’i hapnin dhe t’i peshonin sepse aty ka gjurmë gishtash. Prandaj është vonuar peshimi”, deklaroi Artan Hoxha.