Sunday , June 13 2021

Këpucë hirusheje/ Lori Hoxha dhuron një palë këpucë super të shtrenjta dhe për këtë ka një arsye

Blogerja e njohur, Lori Hoxha ka vendosur të dhurojë një palë këpucë, të cilat i kishte porositur për një set fotografik. Ajo tregoi se këpucët me takë nuk arritën në kohën e duhur dhe tani as nuk i duhen më. Për këtë arsye Lori do t’i dhurojë për një nga ndjekëset e saj në Instagram, e cila e vetmja gjë që duhet të bëjë është një koment.

“Po i dhuroj këto. Thjesht sepse nuk arritën të përdoreshin për qëllimin e caktuar, por njërës prej jush mund t’i duken bukur. Numri 36, janë shumë të parehatshme. Nëse i do, thjesht komento dhe do zgjedh një nga ju nesër. Oh duhet të më ndjekësh mua që të jetë e drejtë”, ka shkruar Lori.