Sunday , June 13 2021

Zhduket i riu nga Elbasani, ’Pa Gjurmë’ gjen Irid Kolën, Nëna: Iu drodh zëri kur thirri o ma…

Prej dy vitesh i riu nga Elbasani ishte larguar nga Shqipëria si azilkërkues, ku jetoi në disa shtete të ndryshme, derisa për disa muaj u vendos në Zvicër, i papajisur me dokumentacion të rregullt. Ishte pikërisht ky shkaku i ndalimit, që e zbuloi vetë Irid Kola, pasi me të mësuar se kërkohej në emision telefonoi familjarët nga një bùŗg i Gjenevës ku ndodhet. Ai ishte kapur nga policia zviceriane më 23 mars të këtij viti, teksa ishte nisur për në punë dhe në muajin qershor pritet të dalë në gjyq.

I pari që foli me të birin ishte babai i tij Vangjel Kola, i cili kishte mbetur i shtangur, ndërsa dëgjonte zërin e të birit. Familjarët iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pak ditë më parë për ndihmë, ku me mbërritjen e mjaft informacioneve, u dyshua se ai mund të kishte përfunduar pas hekurave. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë nga banesa e prindërve në Elbasan, nëna Natasha Kola me emocione konfirmon lajmin e mire.

Fola me Iridin dhe më tha se ndodhej në Gjenevë. Më tha se e kishin kapur pa letra, ndërsa po shkonte në punë. Tani të paktën e hoqa merakun që pata dhe uroj të vij shëndosh e mirë në shtëpi. Ju falenderoj për punën tuaj dhe që munda t’i dëgjoja zërin. Nuk më kishte telefonuar, pasi nuk kishte patur kartë. Kisha merakun se mos ndoshta ishte përfshirë në ndonjë sherr. Me datë 23 mars ishte ndaluar nga policia, një ditë pasi foli me ne. I pari që foli me djalin ishte bashkëshorti. Djali më qetësoi se ishte mire.

28-vjeçari për herë të fundit komunikoi mbrëmjen e 22 marsit me familjarët, të cilëve u kishte shprehur se të nesërmen do të udhëtonte për në Bern. Pas këtij komunikimi prindërit tentuan të lidheshin me Iridin, por telefoni i tij rezultoi i fikur.