Friday , June 18 2021

Dashuria nuk njeh limite: Geti i bën Marinës dhuratën më të veçantë për ditëlindje dhe ne ramë në dashuri

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca festoi ditën e djeshme 31-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë ajo është surprizuar nga i shoqi, dhuratën e të cilit e ka zbuluar vetëm së fundmi. Getoari i ka dhuruar një skulpturë të punuar nga duart e tij, duke zbuluar kështu një talent të fshehur. Marina ka publikuar dy foto nga surpriza e veçantë, teksa i ka dedikuar të shoqit fjalët më të bukura.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura! Të dua Jeta ime! Veç lumturi më fal”, ka shkruar ajo.