Sunday , June 13 2021

E trishtë/ Infeksioni në dhëmballë i pret jetën në mes 22-vjeçares (EMRI)

Një 22-vjeçare nga Delvina humbi jetën sot në Tiranë, për arsye ende të paqarta plotësisht. Mësohet se Evgjeni Baxho ka humbur jetën në kushte shtëpie, ku paraprakisht dyshohet se për shkak të një infeksioni në dhëmballë. Por mbetet autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së 22-vjeçares.

Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik. Ikja e saj e parakohshme nga kjo botë ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot në familje, tek miqtë dhe të afërmit.