Friday , June 18 2021

Mevlani dhe Ledjana largohen nga ‘Përputhen’, Arjani nuk mban dot lotët, nuk e kemi parë kurrë kështu. Çudit Antonela

 Mevlani dhe Ledjana u larguan sot nga “Përputhen”, pas një rrugëtimi të gjatë në emisionin e dashurisë. Situata ishte e tensionuar në fillim, kur Mevlani deklaroi se është ftohur nga Ledjana. Por kur u ngritën për të kërcyer me njëri-tjetrin nën ritmet e këngës që Mevlani i ka dedikuar Ledjanës, filluan të flisnin dhe nuk mungoi puthja.

Largimi i Mevlanit e përloti Arjanin, i cili e vlerësoi konkurrentin për mirësinë e tij.

“Një nga personat që kemi lidhur dhe një afeksion dhe prej vlerësimit dhe respektit që kemi për ty dhe thelbi i të gjithë debateve e diskutimeve ka qenë kjo gjë. Dua të vlerësoj se në cdo moment ekzagjerimi, ke pasur mirësinë dhe atë madhështinë e shpirtit,” tha opinionisti.

Ndërsa Antonela mes lotësh pohoi se Mevlani ka ngelur plagë zemre.