Friday , June 18 2021

Ngjyra e kuqe i cmendi të gjithë/ Anxhela Peristeri shpallet e veshura më bukur në ‘Eurovision’

Anxhela ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në tapetin e kaltër të Eurovision. Këngëtarja parakaloi me një fustan të ngushtë, të punuar nga Valdrin Sahiti dhe u shpreh se është ndierë si një mbretëreshë. Anxhela ka bërë të ditur sot se nga sondazhet e realizuara nga mediat e huaja, veshja e saj është shpallur fituese.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe që më keni votuar si të veshurën më bukur në tapetin e kaltër të Eurovision. Ja dolëm”, shkruan Anxhela.

Eurovision mbahet në Hollandë nga data 18 deri më 22 Maj. Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovisionit me 20 Maj, ku do të interpretojë hitin “Karma”.