Sunday , June 13 2021

Qytetarët elbasanas ankohen se ka mbaruar dozat e vaksinës kineze, Silva Bino reagon shpejt dhe jep detajet e rëndësishme

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka bërë një reagim së fundmi për Report Tv ku ka folur për vaksinën kineze. Ajo ka thënë se dozat nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë.

“Deri më tani në vend janë kryer më tepër se 680 mijë vaksinime, me 4 llojet e vaksinave. Sa i përket dozave të vaksinave kineze, ka një sasi më të pakët momentalisht që nuk mjaftojnë për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë vaksinën kineze. Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta. Minimalja për ta marrë dozën e dytë të vaksinës kineze është një muaj, nuk duhet marrë më parë dhe ka një tolerancë në ditë, pra nuk është problem nëse merret edhe më mbrapa”, tha Bino për “Report Tv”.