Sunday , June 13 2021

U përfol se do linte Kosheren për Portokallinë, Bes Kallaku i vë vulën

Në rrjet qarkulluan zëra se Bes Kallaku do të linte spektaklin e humorit “Kosherja” për t’u rikthyer sërish në “Portokalli’. Burime për “Kryefjala” bënë të ditur se aktori ka realizuar një takim me Filip Çakulin, ku mendohet se shkak ka qenë biseda për një rikthim të mundshëm në shtëpinë e tij. Gjithashtu thuhej se Besi do të priste të mbyllte sezonin tek “Kosherja” për t’u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër.

Por në gjithë këtë lajm nuk ka asgjë të vërtetë! Besi ka reaguar së fundmi dhe ka treguar se ai nuk ka ndërmend të largohet nga “Kosherja”. Ai ka publikuar në Instagram disa video me kolegun e tij të “TikTok Girls”, Juxhin Plovishtin, ku të dy shihen pranë një koshere bletësh. Besi tregon se atë e kanë pickuar disa bletë dhe me këtë rast ka treguar si qëndron e vërteta e largimit të tij nga spektakli i humorit. “Përveç naj thumbi, unë jam shumë mirë tek Kosherja”, shkruan Besi në një foto.

Më pas ai është shprehur me shaka se një ditë ka takuar Çim Pekën e tashmë ka frikë se mos thonë se ka lënë “Kosheren” për “Çim Peka Live”.

“Unë pasdite takova edhe Çim Pekën. Ishalla nuk del lajmi që do lej Kosheren për Çim Peka Live. Zoti ju rujt!”, shkruan Bes Kallaku.