Friday , June 18 2021

Aksident në Elbasan, përplasen dy automjete një djale transportohet me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në  Elbasan, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë ka mbetur i plagosur një djalë. I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.