Friday , June 18 2021

Belsh/ Sezoni turistik ka nisur, destinacioni i preferuar i qytetarëve dhe kërkesat që kanë

 Sezoni turistik në Belsh ka mbi një muaj e pak qe ka nisur. Turistë vendas dhe të huaj cdo fundjavë se bashku me miqtë dhe familjet e tyre, argëtohen jo vetem duke dalë në qendër të qytetit, por edhe në shëtitoren e bukur buzë liqenit.

 Sipas banorëve të Belshit, sezoni turistik ka filluar dhe këtë ata e shohin cdo fundjave, me grumbullime dhe jo vetëm. Kryesisht vijnë turistë nga qytetet e vendit, por nuk mungojnë as të huajt.

Edhe pse janë të shumtë në numër, turistët që vizitojnë këtë qytet pohojnë se duhet ende punë për të rregulluar vendin nga ndotja që ka pësuar këto kohët e fundit.

Fillimin e sezonit turistik në Belsh e ndesh sapo futesh ne hyrje te qytetit. Edhe pse Dumreja ka zona turistike shumë të bukura, për vendasit turizmi duhej të shoqërohej edhe me aktivitete të organizuara, siç jane guidat turistike, njohja me historine e 84 liqeneve te Dumrese, si dhe me traditen qe ka kjo zonë ne fushen e bujqesise, vreshtarise dhe kultivimin e bimeve medicinale.