Sunday , June 13 2021

“Çdo gjë ishte e turbullt nga lotët”. Bora Zemani shfaqet krah ish-bashkëshortit dhe djalit (Foto)

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram një album me foto nga festa e Abetares së djalit Arbor.  Zemani shihet me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin Vin Veli.

 “Festa e Abetares

Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tënden mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të paktën për gjysmën e festës që arrita të qetësohesha se në fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi për ty Arbor!

I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund!

Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës që mi dhuron vetëm ti”, shkruan Bora.